Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Hospitalizimi i vajzës iraniane pas incidentit në metro, krahasohet me rastin e Mahsa Aminit

Kur Armita Garavand dhe dy shoqet e saj tentuan të futeshin në një stacion metroje në Teheran, ato u ndaluan nga oficerët e policisë për shkak se nuk e kishin veshur hixhabin, bartja e të cilit është detyrim në Iran.

Oficerët e rrahën Armitën, 16-vjeçe, të cilës i ra të fikët më vonë pasi kishte hyrë në një tren.

Armita Garavand u dërgua në spitalin e Forcave Ajrore, Fajr, në periferi të Teheranit, ku ka rënë në koma që nga 1 tetori, sipas grupeve për të drejtat e njeriut dhe gazetarëve të cilët pretendojnë se Garavand është viktima më e fundit e ligjit brutal detyrues të Iranit për bartjen e shamisë së kokës.

Rasti i Garavandit dhe sugjerimet se autoritetet po mundohen ta fshehin atë, kanë bërë që të bëhen krahasime me ngjarjet para vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit vitin e kaluar. Vdekja e Aminit pas një kohe të shkurtër pasi ishte arrestuar për gjoja shkeljen e ligjit të hixhabit, nxiti protesta disa mujore kundër Qeverisë iraniane.

Një burim nga spitali Forcave Ajrore, Fajr, i cili foli në kushte anonime për Radion Evropa e Lirë, tha se Garavand kishte pësuar gjakderdhje në tru dhe se është në gjendje të rëndë.

Garavand po ruhet në spital, sipas burimit, i cili tha se policë civilë nuk po i lejojnë vizitorët të futen në repartin e kujdesit intensiv në të cilin është duke u mjekuar adoleshentja.

Autoritetet nuk kanë komentuar rreth gjendjes së Garavandit e as nuk kanë treguar se ku po mjekohet ajo.

“Sulm i rëndë fizikë”

Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, pretendon se Garavandi e kishte humbur vetëdijen pasi i kishte rënë shtypja e gjakut dhe si pasojë e kishte përplasur kokën në skajin e vagonit të metrosë.

Pamjet e publikuara nga IRNA prej kamerave të sigurisë, të cilat duket se janë ndrequr, e shfaqin një grup vajzash pa hixhab, apo shaminë e kokës, duke u futur në vagon. Pothuajse menjëherë, njëra nga vajzat zmbrapset dhe del jashtë vagonit. Ajo e tërheq jashtë vagonit një vajzë tjetër, e cila duket të jetë pandjenja.

Masood Dorosti, kryetar i Kompanisë së Metrosë në Teheran, tha për IRNA-n se nuk ka pasur “konflikt verbal apo fizik” mes udhëtarëve të reja dhe punonjësve të kompanisë.

Hyrja e stacioneve të metrosë në Teheran shpesh ruhet nga zyrtarë policorë, apo punonjës të kompanisë, të cilët ua ndalojnë hyrjen grave të cilat nuk i përmbahen kodit të veshjes islamike.

Prindërit e Garavandit thanë për agjencinë e lajmeve të vijës së ashpër të Iranit, Fars, më 3 tetor se ajo nuk ishte sulmuar nga policia në metro.

“Ne i kemi kontrolluar të gjitha videot dhe është dëshmuar se ky incident ishte aksident”, u citua të ketë thënë babai i saj, emri i të cilit s’u bë publik.

Në të kaluarën, autoritetet iraniane janë akuzuar se i detyrojnë familjet të japin deklarata sipas kërkesave të zyrtarëve qeveritarë.

Hengaw, një grup me bazë në Norvegji, i cili i vëzhgon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, e ka hedhur poshtë versionin zyrtar të ngjarjeve. Ky grup tha më 3 tetor se Garavandi ishte viktimë e “një sulmi të rëndë fizik” nga anëtarët e policisë famëkeqe të moralit dhe se ajo u sulmua për shkak se “nuk iu përmbajt ligjit për hixhabin”.

Hengaw e postoi një fotografi të Garavandit ku ajo shihet e shtrirë pavetëdije në shtratin e spitalit.

Më 4 tetor, ky grup tha se “institucionet e sigurisë kanë kontroll ekstrem mbi familjen e saj për ta parandaluar publikimin e informatave”, dhe shtoi se “agjentët qeveritarë të sigurisë ua kanë konfiskuar telefonat mobilë të gjithë anëtarëve të familjes së saj”.

Garavand, e cila jeton me familje në Teheran, vjen nga qyteti Kohdasht në perëndim të provincës Lorestan, sipas informacioneve të siguruara nga Radio Evropa e Lirë.

Farzad Seifikaran, gazetar në Radion Zamaneh në gjuhen persiane me bazë në Holandë, ishte i pari që raportoi për këtë incident.

Pa e identifikuar Garavandin, Seifikaran tha në rrjetin social X më 1 tetor se një nxënëse e shkollës së mesme ishte shtrirë në spital pas një ballafaqimi me oficerët e policisë.

E përditshmja iraniane Shargh tha më 2 tetor se njëri nga gazetarët e saj ishte ndaluar përkohësisht nga policia, pasi kishte shkuar në spitalin ushtarak ku po mjekohet Garavandi.

“Fshehja e të vërtetës”

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Iran kanë bërë krahasime me rastin e 22-vjeçares Amini, familja e së cilës nguli këmbë se ajo ishte harrur nga policia e moralit derisa po dërgohej në një qendër paraburgimi në Teheran.

Zyrtarët kishin pretenduar se ajo kishte rënë në koma pas një mosmarrëveshjeje me rojet e burgut për shkak të një sëmundjeje nga e cila vuante më herët.

Gjatë qëndrimit të saj të shkurtër në Spitalin Kasra në veri të Teheranit, fotografitë e Aminit duke derdhur gjak nga njëri prej veshëve të saj hodhi dyshime shtesë për narrativen e zyrtarëve.

Gazetarët Nilufar Hamedi dhe Elahe Mohammadi, të cilët e zbuluan rastin e Aminit, u arrestuan. Të dy janë mbajtur në qendrën e paraburgimit që nga shtatori dhe përballen me akuza se “kanë bashkëpunuar me Qeverinë armiqësore të Amerikës, për konspiracion për të kryer krime ndaj sigurisë kombëtare, si dhe për propagandë kundër Qeverisë”.

Milad Alavi, gazetar në Shargh, shkroi në X se refuzimi i autoriteteve për të publikuar pamje të Garavandit nga vagoni i metrosë po krijon mungesë besimi në publik.

Mohsen Borhani, avokat iranian, sugjeroi se autoritetet ua kanë ndaluar shumë mediave të raportojnë për këtë incident.

“Të raportosh për incidente të tilla nuk është krim”, tha ai.

Ish-princi i kurorës i Iranit, Reza Pahlavi, lider opozitar në mërgim, i akuzoi autoritetet se po e fshehin të vërtetën.

Ai tha se autoriteteve nuk mund t’iu besohet pasi “po përhapin gënjeshtra dhe po e fshehin vrasjen e Mahsas”.

Pas vdekjes së Aminit, regjimi iranian i ka rritur përpjekjet për zbatimin e detyrueshëm të ligjit të hixhabit, përfshirë duke e kaluar një ligj të ri i cili i dënon gratë të cilat nuk i nënshtrohen ligjit për shaminë islamike të kokës me burgim deri në një dekadë.

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Единство народов в многообразии культур: фестиваль «Гармоничная Россия» вновь пройдет в Архангельске



Жизнь

Фотопрогулка по советским городам. Классная серия!






Новости 24 часа

Студенты Академии Игоря Крутого раскрыли свои таланты



Game News

Ubisoft adds another studio to what seems like an increasingly desperate effort to finally get Prince of Persia: The Sands of Time Remake finished



Москва

"Святой Ленин" спасает мир и возглавляет "восстание ИИ машин... хороших по существу". 8 серия, СЕРЬЁЗНЫЕ НОВОСТИ.



News Every Day

Where to find Real Madrid vs Dortmund on US TV: June 1, 2024



Авто

Дайджест новостей «Грузовичкоф» за май



Москва

Завершились съемки масштабной исторической драмы «Атом»



Тимати

"Звездач": рэпер Тимати купил мотоцикл за 3,1 млн рублей



Москва

Калининградская область. Ушел из жизни ветеран партии Юрий Николаевич Семёнов



WTA

Ига Свёнтек одержала 40 побед над теннисистками из топ-10 рейтинга WTA



Москва

Студенты Академии Игоря Крутого раскрыли свои таланты



Сергей Собянин

Собянин: Новый корпус больницы святого Владимира планируется открыть в 2025 году



Симферополь

ВТБ начал выдавать ипотеку на жилье в Крыму



Москва

Студенты Академии Игоря Крутого раскрыли свои таланты



Москва

Собянин: Начался прием заявок на конкурс грантов для социальных НКО



Москва

"Святой Ленин" спасает мир и возглавляет "восстание ИИ машин... хороших по существу". 8 серия, СЕРЬЁЗНЫЕ НОВОСТИ.



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

СК: дело о хулиганстве возбудили после стрельбы на Костромской улице в Москве

Уголовное дело возбудили по факту стрельбы на северо-востоке столицы

"Святой Ленин" спасает мир и возглавляет "восстание ИИ машин... хороших по существу". 8 серия, СЕРЬЁЗНЫЕ НОВОСТИ.

Весь мир чипировали умом Ленина?! Раскрыта загадка Мавзолея В.И. Ленина. Проект "Святой Ленин".


Москва

Два дня, наполненных театром, музыкой, книгами и наукой, — в Парке Горького во 2-й раз прошел Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»






Rss.plus

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде

Пушинка из Космоса спасёт либо снесёт США? Научные важные данные. Проект «Святой Ленин».

Студенты Академии Игоря Крутого раскрыли свои таланты

"Святой Ленин" спасает мир и возглавляет "восстание ИИ машин... хороших по существу". 8 серия, СЕРЬЁЗНЫЕ НОВОСТИ.

Moscow.media
Москва

Собянин открыл пешеходную галерею между станциями метро и МЦД-4 Кутузовская



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Юрий Башмет

В Новокуйбышевске открылась XIV Детская музыкальная академия Юрия Башмета




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Генпрокуратура потребовала передать государству велотрек с Олимпиады-80

Чемпионат по служебному биатлону состоялся в столичном главке Росгвардии

После концерта и в дождь дороже: как складываются цены на поездки на такси


Анастасия Потапова

Потапова о поражении от Свентек на "Ролан Гаррос": организм дал сбой



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Семейное счастье зависит от туфель: актриса Полина Филоненко написала сценарий для женщин



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России