Policia kërkon të dyshuarin për vrasjet në Mein
![Policia kërkon të dyshuarin për vrasjet në Mein](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-2aaf-08dbd614602b_tv_w800_h450.jpg)
Mediat amerikane raportojnë për rreth 20 persona të vrarë mbrëmjen e së mërkurës në një kafene dhe sallë boulingu në Luiston, Mein, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyrtarisht, autoritetet nuk e kanë konfirmuar numrin e viktimave. Autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit, i cili është identifikuar si Robert Card, instruktor i trajnuar për përdorim të armëve të zjarrit. (Përgatiti: Shkëlqim Hysenaj dhe Bujar Tërstena)