Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Serbia rrit buxhetin për Kosovën për 11 milionë euro

Serbia rrit buxhetin për Kosovën për 11 milionë euro

Më 26 tetor, deputetët e Kuvendit të Serbisë miratuan Ligjin për buxhetin e vitit 2024. Buxheti i Serbisë për vitin 2024 parashihet të jetë rreth 17.5 miliardë euro.

Nga ky buxhet, për vitin 2024 Qeveria e Serbisë ka planifikuar të ndajë rreth 11 milionë euro më shumë për Kosovën sesa që ishin ndarë më 2023.

Funksionimi i institucioneve dhe organizatave, Zyra e Qeverisë, informimi i serbëve në Kosovë, janë vetëm disa nga pikat, për të cilat do të rritet buxheti në vitin 2024.

Sipas një analize të Radios Evropa e Lirë (REL), ndarjet buxhetore për Kosovën janë vazhdimisht në rritje, dhe ekspertët paralajmërojnë se këto investime kanë qenë jotransparente me vite të tëra dhe se është pothuajse e pamundur të përcaktohet shpenzimi total për Kosovën.

Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Serbia nuk e njeh. Serbia për gjithë ato vite nuk e ka ndalur financimin e institucioneve paralele, të cilat Prishtina nuk i njeh.

Sa janë rritur ndarjet buxhetore për Kosovën?

Serbia, siç shihet edhe në propozim-buxhet, ndan para për punën e institucioneve paralele në Kosovë, përmirësimin e jetës së qytetarëve, informimin, por edhe për mbështje për klerikët dhe murgjit në Kosovë. Po ashtu, mbështet punën e Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicën e Veriut dhe investon në projekte mjedisore.

Dragan Popoviq nga organizata joqeveritare e Beogradit, Qendra për Politikë Praktike, e cila në vitet e kaluara ka analizuar ndarjet buxhetore për Kosovën, thotë për Radion Evropa e Lirë se studiuesit vështirë se mund ta përcaktojnë shumën totale të ndarjeve të mjeteve nga buxheti, sepse ajo është e “fshehur” në buxhet.

"Duhet të shkosh nga institucioni në institucion për të nxjerrë ato të dhëna (për ndarjen), shpesh me ndihmën e Komisionarit për informim për çështje të rëndësisë publike. Disa institucione refuzojnë t'ju japin të dhëna dhe disa kosto janë të fshehura. Ju nuk shihni që është për Kosovën, por e përcaktoni kur hyni në strukturën e kostos”, thotë Popoviq.

Ai thekson se këto shpenzime të fshehura kryesisht kanë të bëjnë me punën e kompanive publike nga Kosova, të cilat janë zhvendosur në Serbi që nga lufta në Kosovë në vitin 1999.

Për shembull, në gusht të vitit të kaluar REL-i ka analizuar punën e katër kompanive nga Kosova në pronësi të Kompanisë Energjetike të Serbisë (Elektroprivreda Srbije), të cilat i financon Serbia, edhe pse, sipas vlerësimit të Këshillit Shtetëror Fiskal të Serbisë, nuk ka kontroll mbi asetet dhe veprimtarinë e këtyre kompanive.

Gjithashtu, REL-i, nëpërmjet një kërkese për informata të rëndësishme, paraprakisht ka kërkuar nga Administrata e Thesarit të dhënat e përgjithshme për ndarjen e buxhetit të Serbisë për Kosovën.

Në përgjigjen e tij, institucioni ka deklaruar se nuk disponon të dhëna të tilla.

Ndarja e shumave më të larta - një kosto e justifikuar a një mesazh politik?

Sipas Ligjit për buxhetin, shihet se Qeveria e Serbisë ka paraparë rreth katër milionë euro më shumë para për funksionimin e institucioneve dhe organizatave në Kosovë se sa këtë vit.

Këtu është përfshirë puna e institucioneve lokale të minoritetit serb në Kosovë, e institucioneve edukative dhe arsimore, si dhe e institucioneve shëndetësore.

Arsimi dhe shëndetësia nuk janë të integruara në sistemin e Kosovës.

Një pikë e veçantë në buxhet i referohet mbështetjes për “përmirësimin e cilësisë së jetës së popullatës serbe dhe joshqiptare”. Dhe, për këtë qëllim janë planifikuar më shumë para në buxhet krahasuar me vitin 2022 – rreth 4.7 milionë euro.

Dragan Popoviq nga Qendra joqeveritare për Politikë Praktike thotë se, si duket, gjithnjë e më shumë po ndahen para për Kosovën, porse transparenca e atyre kostove nuk po rritet.

Ai tregon se pika “përmirësimi i cilësisë së jetës” së popullatës serbe dhe joshqiptare është veçanërisht problematike.

“Të gjithë ne që shkojmë në Kosovë, mund të konfirmojmë se nuk mund të shohim se ku po shkojnë ato para. Ju keni shërbime publike që funksionojnë në kushte të këqija”, thotë ai.

Para shtesë ndahen për të mbështetur “informimin e qytetarëve të Kosovës në gjuhën serbe”, dhe për këtë është planifikuar të ndahen 85 mijë euro më shumë sesa sivjet.

Popoviq beson se me ndarjen e buxhetit për Kosovës, pjesërisht blihet "mbështetja politike" e serbëve që jetojnë në Kosovë.

Aty ‘mbahet’ një numër i madh njerëzish që u paguhen rroga në bazë të kontratave të ndryshme, shpesh edhe pa kontratë dhe në këtë mënyrë blihet mbështetja politike”, thekson Popoviq.

REL-i nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Financave se përse është rritur buxheti për Kosovën.

Më 5 nëntor të atij viti, përfaqësuesit e serbëve nga komunat në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës - gjyqësor, polici, Qeveri dhe Kuvend - pasi u shkarkua drejtori i policisë për rajonin e veriut nga radhët e komunitetit serb në Kosovë.

Mënyra se si shpenzohen mjetet e buxhetit të Serbisë në Kosovë, ka qenë temë edhe e Komisionit Hetimor të Kuvendit, i formuar në maj të vitit 2013. Hetimi lidhej me periudhën 2000-2012.

Pas hetimeve, komisioni miratoi një raport në prill të vitit 2014, në të cilin thuhej se janë gjetur keqpërdorime të parave dhe shpenzime të papërshtatshme pothuajse në të gjitha fushat – shëndetësi, arsim, ndërtim të objekteve infrastrukturore.

Ai raport është dashur të jetë para deputetëve në Kuvendin e Serbisë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

"Më shumë para për bashkëpunim"

Banorët e Beogradit, Marko Petkoviq, student i Historisë, dhe Juliana Angjelloviq, avokate e pensionuar, treguan për REL-in se çfarë mendojnë për rritjen e shumës së mjeteve për Kosovën nga buxheti i Serbisë.

Marko mbështet qëndrimin zyrtar se Serbia nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, por shton se duhet bërë përpjekje për afrimin e serbëve dhe shqiptarëve dhe për të investuar në bashkëpunimin ndëretnik.

“Nuk mendoj se do të ishte keq, këta janë hapa (të parë)”, thotë ai.

Juliana Angjelloviq beson se Serbia “nuk ka më asgjë” me Kosovën dhe se ajo “i përkrah vetëm njerëzit” që jetojnë në Kosovë.

"Njerëzit (në Kosovë) marrin një ndihmë nga kjo përsëri, gjë që është mirë, por mendoj se është për arsye politike që të qëndrojnë atje, në mënyrë që të mund të thuhet se qeveria po avokon dhe po punon shumë dhe po lufton për ta", thotë ajo.

Debati për buxhetin në Kuvendin e Serbisë

Debati për buxhetin filloi më 24 tetor, kur para deputetëve të Kuvendit të Serbisë u prezantua Ligji për buxhetin e vitit 2024.

Ministria e Financave njoftoi se buxheti “vazhdon politikën e Qeverisë që synon ruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve”.

Këshilli Shtetëror Fiskal i Serbisë vlerësoi se deficiti i Serbisë është ende shumë i lartë, gjegjësisht se shpenzimet janë dukshëm më të larta sesa të ardhurat.

Përgatiti: Syzanë Paçarizi

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Ниже воды: как идет обновление подводного флота России



Жизнь

Первый Международный фестиваль «Мир классического романса»




Українські новини

Монтаж димоходів та вентиляційних систем у Києві



Новости 24 часа

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу



Game News

Для Summoners Kingdom: Goddess проходит пробный запуск на Android



Москва

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу



News Every Day

'Hum bhi insaan hain': Pakistan allrounder Imad urges calm



Происшествия

На одном из перекрестков Северного района Орла не разошлись мотоцикл и микроавтобус



Москва

Не стало вдовы Эльдара Рязанова — Эммы Абайдуллиной



Моргенштерн

Моргенштерн* жестко ответил хейтерам и защитникам Дилары



Москва

«Думала, слепну». Отравившаяся салатом приняла ботулизм за инсульт



ATP

Лучший теннисист Казахстана узнал позицию в обновленном рейтинге ATP



Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



Пулково

В Пулково задерживаются шесть рейсов



Симферополь

Выставка-посвящение «Первая дама советской скульптуры»



Москва

Как Россия уступила Азербайджану значительные территории Дагестана и два села



Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

«Уход от доллара»: с чем связан растущий интерес мировых центробанков к золоту

Журналист Sota Кригер арестован по делу об участии в экстремистской организации

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона

ЭКСПЕРТ АНАТОЛИЙ ГОЛОД ПРЕДЛАГАЕТ СЕНСАЦИОННО УЛУЧШИТЬ НАЛОГОВУЮ СФЕРУ!


Москва

Галина Ржаксенская впервые стала участником ПМЭФ в Санкт-Петербурге






Rss.plus

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу

ЭКСПЕРТ АНАТОЛИЙ ГОЛОД ПРЕДЛАГАЕТ СЕНСАЦИОННО УЛУЧШИТЬ НАЛОГОВУЮ СФЕРУ!

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бато Багдаев

«Волшебные башмачки Элли» - эта постановка создана по мотивам знаменитой сказки Александра Волкова «Волшебник Изумрудного города» - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


Кирилл Скачков

Скачков и Тайлакова выиграли соревнования по настольному теннису на Играх БРИКС



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Путин летит к Ким Чен Ыну. Россия и Северная Корея станут стратегическими партнёрами



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России