Protestojnë njësitë speciale policore, kërkojnë rritjen e shtesave për rrezikshmëri
![Protestojnë njësitë speciale policore, kërkojnë rritjen e shtesave për rrezikshmëri](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-53c4-08dbdaf21338_tv_w800_h450.jpg)
Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, rishikimin e vendimit për shtesat e rrezikshmërisë në punë. Ata kërkuan kategorizim si njësi të veçanta, përfshirje në listën e ekspertëve, që rrezikshmëria të caktohet në 50% të pagës bazë, si dhe shtesa për kushte specifike të punës.