Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Gjukanoviqët drejt daljes nga “Prva banka”

Gjukanoviqët drejt daljes nga “Prva banka”

Banka Qendrore e Malit të Zi ka konfirmuar se ka interesim për blerjen e disa aksioneve - deri në 50 për qind - të “Prva Bankës”, pronar i së cilës është biznesmeni Aco Gjukanoviq, vëllai i ish-kryeministrit dhe ish-presidentit malazez, Millo Gjukanoviq.

Në njoftim thuhet vetëm se kompania e interesuar nga Serbia, e ka dorëzuar kërkesën më 27 tetor.

“Afati për marrjen e vendimit është 60 ditë pune nga dita kur është konstatuar se kërkesa është në rregull, gjegjësisht kur është vlerësuar se është dorëzuar dokumentacioni i paraparë - relevant për zbatimin e procesit të vendimmarrjes”, tha Banka Qendrore e Malit të Zi (CBCG) për Radion Evropa e Lirë.

Ky institucion është gjithashtu i autorizuar për të kontrolluar besueshmërinë e palës së interesuar për blerjen e aksioneve të “Prva bankës”.

Radio Evropa e Lirë pyeti “Prva bankën” se kush është blerësi potencial i aksioneve dhe cilët aksionarë aktualë të “Prva bankës” janë të interesuar për shitjen e tyre, por nuk mori përgjigje.

Struktura e pronësisë

Aco Gjukanoviq zotëron rreth 41 për qind të aksioneve, ndërsa kompania shtetërore “Elektroprivreda” pak më pak se 20 për qind.

Të tjerët janë pronarë që zotërojnë nga një deri në katër për qind të aksioneve.

Millo Gjukanoviq kishte rreth shtatë për qind të aksioneve, por hoqi dorë nga pronësia në vitin 2013. Ndërsa, motra e tyre, Ana Gjukanoviq, kishte pak më shumë se një për qind.

Drejtoresha ekzekutive e organizatës joqeveritare MANS, e cila prej vitesh merret me luftën kundër korrupsionit, Vanja Qalloviq Markoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se struktura e pronësisë ka qenë një konflikt i dukshëm interesi.

“Një nga aksionarët ishte ish-kryeministri dhe ish-presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviq, pastaj vëllai i tij me më shumë aksione dhe motra e tyre, Ana, ashtu si edhe rrethi më i ngushtë i tyre. Është gjithashtu e rëndësishme të kujtohet se fondet që kanë ardhur nga investitorët e huaj, janë drejtuar kryesisht përmes kësaj banke”, thotë Qalloviq Markoviq.

Zyra e Ana Gjukanoviqit përfaqësoi investitorët më të mëdhenj të huaj gjatë privatizimeve në Mal të Zi.

MANS ngriti disa kallëzime penale kundër “Prva bankës”.

“Ne ende presim qëndrimin e Prokurorit të ri Special për serinë e kallëzimeve penale që kemi ngritur, sidomos kur bëhet fjalë për paratë nga strukturat e krimit të organizuar, që dyshojmë se janë pastruar përmes ‘Prva bankës’”, thotë Qalloviq Markoviq.

Çfarë dihet për “Prva bankën” e Aco Gjukanoviqit?

Historia e “Prva bankës” është përshkuar me polemika. Puna i ka nisur me rritje të shpejtë dhe - ndonëse private - ka marrë edhe ndihma shtetërore, rikthimi i të cilave është karakterizuar me parregullsi të dyshuara.

Në fund të vitit 2006, Aco Gjukanoviq i bleu aksionet e “Nikshiqka bankës”, së cilës një vit më vonë ia ndryshoi emrin në “Prva banka” e Malit të Zi.

Që nga fillimi i punës e deri në rënien e partisë së Millo Gjukanoviqit nga pushteti në gusht të vitit 2020, depozita në bankë kishin kompani shtetërore, ministri të shumta dhe institucione të tjera shtetërore, si dhe biznesmenë të afërt me partinë e Gjukanoviqit, DPS.

“Ajo bankë është përdorur kryesisht nga shteti për pothuajse të gjitha punët. Ne e dimë se shumë organe dhe kompani shtetërore, sidomos ‘Elektroprivreda’, kanë pasur një lloj detyrimi për t’i mbajtur fondet e tyre në ‘Prva bankë’, pa marrë parasysh se bankat e tjera mund t’iu kenë ofruar kushte më të favorshme”, thotë Qalloviq Markoviq.

Shariq, klient i “Prva bankës”?

Një nga kallëzimet penale, të ngritura nga MANS-i, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të kontrollojë funksionimin e “Prva bankës” kur bëhet fjalë për dhënien e kredive jashtëzakonisht të favorshme, përfshirë këtu edhe një kredi shumëmilionëshe për Darko Shariqin, i dënuar në Serbi për kontrabandë droge.

“Shpresojmë që edhe ai rast të procedohet dhe të përcaktohet se çfarë ka ndodhur realisht, sepse të dhëna të shumta për punën e asaj banke mbeten të fshehura”, thotë Qalloviq Markoviq.

Rrjeti i Kërkimit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion (OCCRP) ka gjetur se për “Prva bankën”, Shariq ka qenë “një klient i besueshëm, i cili i ka dalë në ndihmë në kohë krize”. Sipas OCCRP-së, ai “ka bërë një depozitë me afat prej miliona eurosh, në kohën kur banka mezi i ka përmbushur urdhrat e depozituesve”.

Me trajtimin e Shariqit dhe kriminelëve të tjerë, “banka ka shkelur ligjin dhe rregulloret e saj të brendshme”, thuhet në raportet e Bankës Qendrore të Malit të Zi, në të cilat OCCRP-ja ka thënë se ka pasur qasje.

Patundshmëria e “Prva bankës”

Në kulmin e krizës së likuiditetit në vitin 2009, “Prva banka” ka dalë shpesh me njoftime se shet asetet e debitorëve, që nuk kanë arritur t’i shlyejnë kreditë e tyre.

Atë vit është publikuar shpallja për shitjen e një pjese të ishullit Sveti Nikolla në Budvë, të cilën e kishte lënë peng biznesmeni Stanko Cane Subotiq për një kredi prej 20 milionë eurosh.

Pjesa e ishullit ka mbetur e hipotekuar nga banka deri në vitin 2017, kur është blerë nga ish-kryeministri i Tajlandës në mërgim, Thaksin Shinawatra, i cili gjithashtu ka marrë nënshtetësinë malazeze.

Ndihma shtetërore për “Prva bankën”

Në një nga krizat e likuiditetit, për shkak të moskthimit të kredive të dhëna, shteti e ka ndihmuar bankën në dhjetor të vitit 2008, duke i dhënë një ndihmë prej 44 milionë eurosh.

Mbetet ende e paqartë se si dhe nëse “Prva banka” ia ka kthyer shtetit ndihmën e plotë financiare që e ka marrë.

Ndonëse asnjëherë nuk është konfirmuar, ekziston dyshimi se Qeveria ia ka paguar paratë ndërmarrjes shtetërore “Ujësjellësi rajonal” përmes “Prva bankës” dhe se ato para janë kthyer nga “Prva banka” në thesarin e shtetit si këst i paguar për ndihmën e dhënë. Ky transaksion dyshohet se është bërë njëmbëdhjetë herë.

Më pas, Banka Qendrore ka ngrirë aktivitetin kreditor të “Prva bankës”.

Asokohe, edhe guvernatori i Bankës Qendrore, Lubisha Kërgoviq, ka shprehur dyshime për mënyrën se si “Prva banka” ia ka kthyer shtetit 44 milionë euro.

Ai është shkarkuar në vitin 2010, pasi shumica qeverisëse ka ndryshuar Aktin e Bankës Qendrore me propozimin e Qeverisë së Millo Gjukanoviqit.

“Prva banka” pas ndryshimeve politike në vitin 2020

Në zgjedhjet e vitit 2020, DPS-ja e Gjukanoviqit është zëvendësuar dhe pushteti është marrë nga një koalicion i udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja Ura.

Një nga kërkesat e para të Frontit Demokratik ishte hetimi i operacioneve të “Prva bankës”, sidomos pasi funksionari i tij politik është emëruar në një pozitë udhëheqëse në “Elektroprivreda”.

Përveçse është aksionarja e dytë më e madhe në “Prva bankë”, kjo kompani ka edhe para të depozituara në bankë.

Operacionet e “Prva bankës” në vitin 2022 janë procesuar nga firma audituese BDO, në fillim të këtij viti.

Në raport është thënë se “ekzistojnë paqartësi të mëdha që hedhin dyshime të konsiderueshme në lidhje me aftësinë e bankës për t’i vazhduar aktivitetet”.

Gjithashtu është thënë se operacionet e ardhshme “do të varen nga mbështetja e aksionarëve”.

Gjatë verës kanë dalë informacione se një bankë nga Serbia është e interesuar për blerjen e “Prva bankës”, por presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka mohuar këtë.

Përgatiti: Valona Tela

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Ниже воды: как идет обновление подводного флота России



VIP

Концертный директор для музыкантов. Концертный директор для певцов. Концертное агентство в Москве. Букинг агентство. Организация концертов и гастролей.




Українські новини

Монтаж димоходів та вентиляційних систем у Києві



Новости 24 часа

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона



Game News

Мафия-НН: С юных ногтей будем учиться вгрызаться в двери, закрывающие ментальные миры.



Москва

ЭКСПЕРТ АНАТОЛИЙ ГОЛОД ПРЕДЛАГАЕТ СЕНСАЦИОННО УЛУЧШИТЬ НАЛОГОВУЮ СФЕРУ!



News Every Day

Vavada Casino: a Leader in the Online Gaming Industry



Блоги

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»



Москва

Журналистке Кеворковой продлили содержание в СИЗО



Филипп Киркоров

Филипп Киркоров, Люся Чеботина, SHAMAN – 25 ярких звезд в Открытой студии «Авторадио» на «Премии МУЗ-ТВ 2024»



Москва

Число переходов прав на жилье в Москве за месяц ...



WTA

Самсонова выиграла турнир WTA в Хертогенбосхе



Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



Hyundai

Hyundai привозит в Россию старый добрый седан по цене LADA Vesta



Симферополь

Футболисты ЮФУ одержали три победы в домашнем турнире



Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона



Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу

«Уход от доллара»: с чем связан растущий интерес мировых центробанков к золоту


Москва

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.






Rss.plus

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Брановицкий

Концертный директор для музыкантов. Концертный директор для певцов. Концертное агентство в Москве. Букинг агентство. Организация концертов и гастролей.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


ATP

Теннисисты Медведев и Рублев сохранили позиции в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Журналист Sota Кригер арестован по делу об участии в экстремистской организации



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России