Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Izraeli kërcënon me planin e Trumpit për Gazën nëse pengjet nuk lirohen

Izraeli kërcënoi se mund të nisë një “luftë të re” kundër Hamasit dhe të zbatojë planin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza nëse militantët e grupit të shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja nuk i lirojnë pengjet këtë fundjavë.


Komentet e Ministrit të Mbrojtjes të Izraelit, Israel Katz, erdhën menjëherë pasi grupi palestinez Hamas tha se nuk do të dorëzohej ndaj “kërcënimeve” të SHBA-së dhe Izraelit për lirimin e pengjeve në kuadër të një marrëveshjeje të brishtë armëpushimi.


Ndërmjetësuesit, Katari dhe Egjipti, po përpiqen ta shpëtojnë marrëveshjen e armëpushimit që hyri në fuqi muajin e kaluar, sipas një burimi palestinez dhe një diplomati të njohur me bisedimet, raporton AFP-ja, ndërsa Hamasi tha se negociatori i tij kryesor ishte në Kajro.


Armëpushimi ka ndaluar shumicën e luftimeve që zgjatën më shumë se 15 muaj dhe ka bërë që pengje izraelite në grupe të vogla të lirohen në këmbim të palestinezëve të ndaluar nga Izraeli.


Por, marrëveshja, aktualisht në fazën e saj të parë 42-ditore, po kalon nën një periudhë presioni në rritje.


Palët luftuese, të cilat ende nuk kanë rënë dakord për fazat e ardhshme të armëpushimit, kanë shkëmbyer akuza për shkelje të saj, duke nxitur shqetësime se dhuna mund të rinisë.


Katz tha se Izraeli do të rinisë luftën nëse Hamas nuk liron pengjet të shtunën, për kur ishte planifikuar një shkëmbim i gjashtë i pengjeve dhe të burgosurve sipas kushteve të marrëveshjes.




Hamasi ka thënë se do të shtyjë lirimin e pengjeve duke cituar shkelje të Izraelit, dhe disa orë më vonë, Trumpi paralajmëroi se “ferri” do të shpërthejë nëse militantët palestinezë nuk lirojnë “të gjithë” pengjet deri atëherë.


Nëse luftimet rinisin, Katz tha se “lufta e re në Gaza... nuk do të përfundojë pa mundjen e Hamasit dhe lirimin e të gjithë pengjeve”.


“Ajo gjithashtu do të mundësojë realizimin e vizionit të presidentit të SHBA-së, Trump, për Gazën”, shtoi ai.


Izraeli ka premtuar vazhdimisht se do ta mposhtë Hamasin dhe do të lirojë të gjitha pengjet, që nga sulmi i grupit palestinez më 7 tetor 2023 që shkaktoi luftën.


Analistja Mairav Zonszein e Grupit të Krizës Ndërkombëtare i tha AFP-së se, pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre publike, palët luftuese ende janë të interesuara për të ruajtur armëpushimin dhe nuk kanë “hequr dorë nga asgjë ende”.


“Ata thjesht po luajnë lojëra fuqie”, tha ajo.


Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, paralajmëroi se pengjet nuk do të lirohen pa pasur përputhshmëri të Izraelit me marrëveshjen.


“Pozita jonë është e qartë, dhe ne nuk do ta pranojmë gjuhën e kërcënimeve amerikane dhe izraelite”, tha Qassem, pasi Netanyahu kërcënoi të “rinisë luftimet intensive” nëse pengjet nuk lirohen deri të shtunën.




Lirimi i javës së kaluar të pengjeve shkaktoi zemërim në Izrael dhe përtej tij pasi Hamas i reklamoi tre pengjet e dobësuara para një turme dhe i detyroi ata të flisnin, ndërsa Hamasi ka akuzuar Izraelin për dështim në përmbushjen e angazhimeve të tij për ndihma.


Hamasi ka insistuar se mbetet “i angazhuar për armëpushimin” dhe tha se negociatori i tij kryesor, Khalil al-Hayya, ishte në Kajro të mërkurën për takime dhe për të monitoruar “zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit”.


Al-Qahera News, e lidhur me shtetin egjiptian, duke cituar një zyrtar egjiptian, tha se ndërmjetësuesit në Kajro dhe Doha po “intensifikojnë përpjekjet e tyre diplomatike në një përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen e armëpushimit të Gazës”.


Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka kërkuar nga Hamasi të vazhdojë me lirimin e planifikuar dhe “të shmangë me çdo kusht rinisjen e armiqësive në Gazë”.


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, që ka lehtësuar shkëmbimet e pengjeve dhe të burgosurve, ka kërkuar nga palët të ruajnë armëpushimin.


“Qindra mijëra jetë varen nga kjo”, përfshirë “të gjithë pengjet e mbetura” dhe palestinezët që “kanë nevojë për pushim nga dhuna dhe qasje në ndihmën humanitare që shpëton jetë”, thuhet në deklaratën e Kryqit të Kuq.


Trump kishte propozuar marrjen e kontrollit të Gazës dhe zhvendosjen e mbi dy milionë banorëve të saj në Jordani ose Egjipt -- një plan që ekspertët thonë se do të shkelte ligjin ndërkombëtar, por që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur “revolucionar”.




Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Katz, javën e kaluar urdhëroi ushtrinë të përgatitet për “largime” nga Gaza. Ushtria ka njoftuar se ka filluar forcimin e trupave rreth Gazës.


Sulmi i Hamasit në tetor të vitit 2023 ndaj Izraelit rezultoi në vdekjen e 1.211 personave, kryesisht civilë, sipas një grumbullimi të AFP-së të figurave zyrtare izraelite.


Militantët gjithashtu morën 251 pengje, nga të cilët 73 mbeten në Gaza, përfshirë 35 që ushtria izraelite thotë se janë të vdekur.


Fushata hakmarrëse e Izraelit ka vrarë të paktën 48.222 njerëz në Gaza, shumicën e tyre civilë, sipas shifrave që Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të besueshme nga Ministria e Shëndetësisë e territorit të drejtuar nga Hamasi.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России