Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Edhe dy banka në përgatitje për shërbimin Apple Pay në Kosovë

Nga tani e tutje, kur dilni nga shtëpia, ndoshta do t’ju mjaftojë vetëm iPhone-i. Lamtumirë kuletave, kartelave dhe parave në duar – por kjo vlen vetëm për klientët e Bankës NLB, të paktën për momentin.

Nëse nuk keni dëgjuar ende, Apple Pay ka mbërritur në Kosovë. Kjo do të thotë që nëse jeni përdorues i iPhone-it apo pajisjeve të tjera të kompanisë Apple, tani mund të paguani nëpër dyqane, restorante dhe vende të tjera përmes telefonit – në vend të kartelës bankare apo parave të gatshme.

Gjithashtu, Apple Pay mund ta përdorni për të paguar online ose në aplikacione, kur Apple Pay shfaqet si mundësi pagese.

Ky shërbim u lansua për herë të parë në SHBA në tetor të vitit 2014.

Si funksionon?Për ta përdorur Apple Pay, duhet të shtoni kartelën tuaj bankare në iPhone – duke e skanuar apo duke i futur të dhënat manualisht.

Por, në Kosovë, kjo mundësi vlen për momentin vetëm për klientët e Bankës NLB – banka e vetme që ka arritur marrëveshje individuale me Apple-in dhe i ka kryer integrimet e nevojshme teknike.

Banka NLB tashmë i ka njoftuar klientët e saj për aktivizimin e këtij shërbimi, ndonëse pa specifikuar se për cilën kartelë bëhet fjalë.

Ndërkohë, Banka Qendrore e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Apple Pay mbështet kartelat VISA dhe MasterCard. Dy banka të tjera janë në proces për t'ua ofruar këtë shërbim klientëve të tyre.

Në fund të korrikut, institucionet kryesore shtetërore dhe financiare në vend e kanë mirëpritur këtë zhvillim, duke theksuar se ai u mundësua falë bashkëpunimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës, Presidencës, sektorit bankar, Odës Ekonomike Amerikane dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Në të njëjtën periudhë, Apple Pay u bë i qasshëm edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë.

Pse është me rëndësi?Banka Qendrore e Kosovës e cilëson Apple Pay si një mjet për “pagesa të shpejta, të sigurta dhe pa kontakt”.

“Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pagesave, rritjes së përfshirjes financiare dhe përshpejtimit të digjitalizimit në Kosovë”, thuhet në reagimin e BQK-së.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë vlerësoi se kjo arritje “avancon objektivat e Kosovës për rritje ekonomike, përfshirje financiare dhe modernizim digjital”, duke e bërë vendin më atraktiv për investime dhe inovacion amerikan.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se ofrimi i këtij shërbimi rrit besueshmërinë e klientëve ndaj bankave, dhe ndihmon në reduktimin e keqpërdorimeve të mundshme me kartela fizike.

“Ky zhvillim rrit besimin, jo vetëm të klientëve vendorë, por edhe të investitorëve amerikanë dhe të tjerë. Në shumë raste, investitorët potencialë kanë pyetur për këtë mënyrë të pagesës”, tha Zeka.

Edhe eksperti i rrjeteve sociale, Valon Canhasi, e sheh këtë si zhvillim pozitiv që thjeshton procesin e pagesave.

“Instalimi është i lehtë dhe funksionimi praktik. Por sfidë mbetet mungesa e kulturës për pagesa digjitale. Tek ne, paraja e gatshme ende dominon, ndonëse të rinjtë po e përdorin gjithnjë e më shumë pagesën online”, tha Canhasi për REL-in.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mbi 95 për qind e qytetarëve kanë qasje në telefona, ndërsa 99 për qind e kosovarëve kanë qasje në internet.

Po bankat e tjera?Derisa NLB është e vetmja bankë që e ofron këtë shërbim, shumica e bankave të tjera në Kosovë nuk kanë dhënë informacione konkrete për planet e tyre.

Raiffeisen Bank, ProCredit Bank, TEB Bank, Banka Ekonomike, Banka Private për Biznes dhe Banka Kombëtare Tregtare (BKT) nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë lidhur me kohën e mundshme të lansimit të këtij shërbimi.

Megjithatë, zyrtarët e BQK-së thanë se të paktën dy banka të tjera janë në fazë të avancuar të përgatitjeve për të aktivizuar shërbimin Apple Pay. Të tjerat po punojnë në përputhje me planet dhe prioritetet e tyre.

BQK nuk i ka përmendur emrat e bankave që janë në proces, për shkak të “aspektit komercial dhe ruajtjes së konkurrencës së ndershme”.

Ky institucion thekson se numri i bankave që do ta ofrojnë këtë shërbim varet nga gatishmëria teknike e secilës bankë për t’u ndërlidhur me platformën.

Sipas tyre, të gjitha bankat në Kosovë – gjithsej 11 – kanë potencialin për ta ofruar këtë shërbim, pasi t'i përmbushin kërkesat teknike.

Për shembull, në Mal të Zi, i cili ishte vendi i parë në rajon që e lansoi këtë shërbim në janar 2020, Apple Pay ofrohet nga gjashtë banka. Në Serbi, e cila e lansoi shërbimin më vonë gjatë atij viti, Apple Pay ofrohet nga 12 banka.

Canhasi thekson se përveç ofrimit të shërbimit, bankat duhet të bëjnë edhe fushata vetëdijesuese.

“Nuk mjafton vetëm ofrimi teknik i Apple Pay – bankat duhet t'i edukojnë klientët për sigurinë, përparësitë dhe përdorimin praktik të saj”, tha Canhasi.

Vitin e kaluar, dy banka në Kosovë – Banka NLB dhe Banka ProCredit – e kanë aktivizuar platformën Google Pay. Edhe përmes kësaj platforme, pagesat mund të kryhen me telefona të mençur Android.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России