Kuba hap ekonominë për bizneset private
Kuba ka njoftuar për reformë në ekonominë e saj që kontrollohet nga shteti. Vendi komunist ka vendosur që të lejojë bizneset private të veprojnë në shumicën e sektorëve të ekonomisë. Ministrja e Punës, Marta Elena Feito, tha se vetëm një numër i vogël i sektorëve do të kontrollohen nga shteti. Ekonomia e Kubës është goditur rëndë nga kufizimet e pandemisë dhe sanksionet amerikane të vendosura nga administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Vitin e kaluar ekonomia e Kubës u tkurr për 11%. Читать дальше...