Talibanët shpërndajnë protestën e grave në Kabul
![Talibanët shpërndajnë protestën e grave në Kabul](https://gdb.rferl.org/1404c01d-191b-4935-9e1d-f0d0201c80ac_tv_w800_h450.jpg)
Dhjetëra gra dolën në rrugët e kryeqytetit afgan, Kabul, më 3 shtator për të kërkuar të drejta të barabarta nën sundimin taliban. Pamjet e marra nga protestuesit dhe të ndara me Radion Evropa e Lirë tregojnë se talibanët e armatosur fillimisht vëzhguan protestën, pastaj u përpoqën të shpërndanin demonstrueset dhe të ndalonin filmimet. Tubime të ngjashme pati edhe më 4 shtator.