SHBA-ja hedh poshtë lajmin për strehimin në Kosovë të afganëve "të papranueshëm"
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka hedhur poshtë raportimet e mediave se Shtetet e Bashkuara synojnë të transferojnë në Kosovë afganët të cilët janë konsideruar të papranueshëm për Shtetet e Bashkuara. Përmes një deklarate, kjo ambasadë ka thënë se disa raportime të mediave ka krijuar përshtypje të pasaktë te lexuesit se "Shtetet e Bashkuara synojnë të transferojnë në Kosovë individë të cilët autoritetet amerikane i kanë konsideruar të papranueshëm për Shtetet e Bashkuara". "Kjo nuk qëndron", thotë ambasada. Читать дальше...