Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Serbia gjithnjë e më afër energjisë bërthamore

Serbia gjithnjë e më afër energjisë bërthamore

Serbia është duke u orientuar drejt energjisë bërthamore pas disa dekadash të moratoriumit për ndërtimin e centraleve bërthamore.

Drejtoria për Sigurinë Bërthamore dhe Rrezatim e Serbisë ka njoftuar se ka marrë pjesë në një stërvitje ndërkombëtare më 26 dhe 27 tetor në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në këtë ushtrim u simulua një aksident në termocentralin bërthamor Baraka.

Stërvitja u organizua nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qëllimi i saj ishte rritja e aftësisë së reagimit ndaj një aksidenti bërthamor ose radiologjik.

Që nga viti 1989 në Serbi është në fuqi një moratorium për ndërtimin e termocentraleve bërthamore.

Vendimi kishte pasuar katastrofën bërthamore në Çernobil të Ukrainës së sotme që atëbotë ishte pjesë e ish-Bashkimin Sovjetik.

Megjithatë, disa në Serbi po e shohin si zgjidhje energjinë bërthamore në kuadër të detyrimeve që ka marrë vendi për integrim evropian. Evropa po bën plane konkrete për kalimin në burime më të pastra të energjisë duke shmangur qymyrin në mënyrë që të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve klimatike.

Përmes një deklarate më 23 tetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia është e gatshme të jetë pjesë e ndërtimit të një termocentrali bërthamor në Paksh të Hungarisë dhe se për këtë kishte diskutuar tashmë me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

“Jemi të gatshëm që të kemi një pjesë të vogël të aksioneve, në mënyrë që të garantojmë sigurinë tonë energjetike ”, deklaroi Vuçiq në Beograd pas një takimi me anëtarin serb të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik.

Çfarë dihet për termocentralin e Hungarisë?

Ndërtimi i termocentralit bërthamor në Paksh të Hungarisë filloi në vitin 1969, pasi tre vjet më parë kishin nënshkruar marrëveshje Hungaria dhe Bashkimi Sovjetik i atëhershëm.

Funksionimi i tij filloi 13 vjet më vonë, përkatësisht në vitin 1982.

Termocentrali bërthamor në Paksh aktualisht operon me katër reaktorë 500 megavat, dhe siguron gjysmën e prodhimit vendas të energjisë elektrike. Një marrëveshje për zgjerimin e termocentralit bërthamor u nënshkrua në janar të vitit 2014 në Novo-Ogarjevo të Rusisë.

Sipas marrëveshjes, Korporata Ruse e Energjisë Atomike (ROSATOM) do të ndërtojë pa tender dy reaktorë 1200 megavat në Paksh, me vlerë rreth 12 miliardë euro. Pjesa më e madhe e projektit është paraparë të financohet përmes një kredie ruse në vlerë 10 miliardë euro me një normë interesi prej katër deri në pesë për qind për 21 vjet.

Pjesa tjetër do të financohet nga Hungaria.

Marrëveshja ka nxitur debate në Hungari, një vend anëtar i Bashkimit Evropian, për disa arsye, përfshirë mungesën e diskutimit publik për projektin dhe koston e dyshimtë. Shqetësime ka pasur gjithashtu për çështjen e mbrojtjes së mjedisit dhe të sigurisë.

Projekti po shkon shumë ngadalë. Dërgesat e para ishin planifikuar për vitin 2023. Ky afat është zhvendosur në vitin 2030. Në tetor të këtij viti, Agjencia Kombëtare e Energjisë Atomike (OAH) refuzoi një kërkesë për licencimin e reaktorëve të rinj për arsye sigurie.

Shumica e punimeve ndërtimore dhe përgatitore u janë dhënë kompanive me lidhje të ngushta me Qeverinë e Hungarisë duke ngritur shqetësime për rreziqet e korrupsionit në nivel të lartë.

Pavarësisht sanksioneve të BE-së kundër Rusisë nga viti 2014 për shkak të aneksimit rus të Krimesë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, po intensifikojnë bashkëpunimin mes dy vendeve. Ata mbajnë takime të rregullta çdo vit dhe ndikimi rus në Hungari është rritur gradualisht.

Ndër të parët që bëri thirrje për ndërtimin e termocentralit bërthamor ishte drejtori i Ndërmarrjes Publike “Elektranat e Beogradit”, Rade Basta.

Përmes një letre të hapur të datës 13 tetor, ai bëri thirrje për heqjen e moratoriumit për ndërtimin e centraleve bërthamore dhe u bëri thirrje kompanive dhe fondeve amerikane dhe evropiane të energjisë që të investojnë në ndërtimin e një termocentrali bërthamor në Serbi.

“Centralet bërthamore janë një burim i qëndrueshëm dhe i besueshëm i energjisë. Në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), ka 106 reaktorë bërthamorë që ofrojnë 104 gigavat energji elektrike, që është 26 për qind e totalit të energjisë elektrike të prodhuar në BE”, shpjegoi Basta në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Duke marrë parasysh që kalimi në prodhimin e formave të pastra të energjisë, siç janë ato përmes paneleve diellore dhe erës, merr shumë kohë, mbase me dekada, Basta e sheh ndërtimin e një termocentrali bërthamor në Serbi si një zgjidhje kalimtare.

Ekuilibër energjetik mes Lindjes dhe Perëndimit

Basta thotë se ndërtimi i një termocentrali bërthamor kërkon teknologji shumë komplekse dhe është një projekt i vështirë dhe se vendet e vogla, siç është Serbia, e kanë të vështirë të realizojnë me forca vetanake një projekt të tillë.

“Në Ballkan po merr hov një konkurrencë e re e fuqive të mëdha, kësaj radhe në ndërtimin e termocentraleve bërthamore, gjë që i ndërlikon edhe më shumë problemet, me të cilat përballen tashmë këto vende”, thotë Basta.

I pyetur se pse ftesa e tij iu bë kompanive amerikane dhe evropiane dhe jo atyre nga Kina dhe Rusia, vende këto që kanë rritur ndikimin në Serbi gjatë viteve të fundit, Basta tha se kjo është bërë për të ruajtur ekuilibrin energjetik dhe politik.

“Rusia ka një prani të madhe në sektorin energjetik në Serbi, ndërsa Kina në ndërtimin e infrastrukturës dhe për këtë arsye nevojitet ekulibri i Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare si një vend neutral dhe i pavarur duke synuar t’u bashkohet kompanive të BE-së për të marrë pjesë në një projekt të tillë“, tha ai.

Serbia është plotësisht e varur nga gazi rus dhe të dhënat nga Komuniteti i Energjisë, organi rregullator i BE-së, tregojnë se me kyçjen e vendit në gazsjellësin e ri Rrjedha Turke, varësia nga Rusia është rritur është më shumë.

Sipas Bastas, shumë vende evropiane varen nga importi i gazit rus dhe në këtë mënyrë, ky vend kontrollon çmimet dhe rrit ndikimin.

Sa i takon Kinës, ai tregon për rreziqet e mundshme të bashkëpunimit eventual ndërmjet Serbisë dhe atij vendi në ndërtimin e një termocentrali bërthamor.

“Ata (kinezët) janë kritikuar për projekte të tilla qoftë përmes kompanive shtetërore, apo përmes subvencionimit të kompanive vendore, borxhe kreditore, sepse në këtë mënyrë e deformojnë konkurrencën e lirë dhe kushtet e tregut për të përmbushur qëllimet e tyre. Qëllimet e tyre janë më shumë të karakterit gjeostrategjik sesa ekonomik", shpjegon Basta.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara (SHBA) kanë zhvilluar një reaktor që përdor uranium më pak të pasuruar dhe i cili, sipas tij, e ul ndjeshëm rrezikun e përdorimit derisa Kina dhe Rusia përdorin reaktorë të cilët funksionojnë me uranium shumë më të pasuruar.

“Ekspertët thonë se reaktorët kinezë dhe rusë nuk kontribuojnë në mospërhapjen e armëve, dhe rrjedhimisht në paqen botërore”, përfundon Basta.

Lidhur me ftesën për kompanitë amerikane të drejtorit të termocentraleve të Beogradit, Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Ambasadën amerikane, zyrtarët e së cilës kanë thënë se deri më tash nuk ka pasur bisedime konkrete për investime të mundshme në termocentrale bërthamore.

Ambasadat e Kinës dhe Rusisë, deri në publikimin e këtij teksti nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë.

Ministria: Nuk jemi kontaktuar nga asnjë kompani

Autoritetet serbe vlerësojnë se që nga vendosja e moratoriumit 25 vjet më parë dhe deri më tani ka ndryshuar shumëçka.

Kështu thuhet në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Minierave dhe Energjetikës e Serbisë.

Tani për tani, sipas kësaj ministrie, nuk ka interes të shteteve dhe kompanive të huaja për ndërtimin e termocentralit bërthamor në Serbi.

“Ministria nuk ka pranuar asnjë interesim të kompanive për ndërtimin e termocentraleve bërthamore”, thuhet në përgjigje.

Përveç aspekteve ligjore, kjo ministri thotë se duhet plotësuar edhe disa parakushte tjera të rëndësishme, siç janë kuadri profesional dhe të tjera.

“Qëllimi kryesor në ministri është të garantojë sigurinë energjetike dhe një furnizim të qëndrueshëm me energji me çmime të qëndrueshme dhe ndikim të vogël në mjedis", thuhet në përgjigje.

Termocentralet bërthamore e përdorin një reaksion kimik brenda reaktorit bërthamor si burim të energjisë.

Serbia në masë të madhe është e varur nga qymyri si burim i energjisë, sipas të dhënave të Agjencisë së Energjisë së Serbisë.

Rreth 70 për qind e energjisë elektrike më 2020 është prodhuar përmes termocentraleve me qymyr.

Me nënshkrimin e Deklaratës për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në nëntor të vitit 2020 në Sofje të Bullgarisë, Qeveria e Serbisë mori përsipër që të heqë nga përdorimi plotësisht qymyrin deri në vitin 2050.

Sipas raportit të rrjetit të organizatave joqeveritare me seli në Pragë “Bankwatch” nga viti 2021, emetimet totale të dioksidit të sulfurit nga termocentralet me qymyr në Serbi në vitin 2019 ishin 5,6 herë më të larta se sa lejohej.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Ниже воды: как идет обновление подводного флота России



Мода

Smena SS-2024




Українські новини

Відомий аграрій Кормишкін, складає свої депутатські повноваження



Новости 24 часа

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу



Game News

По аниме и манге «Кайдзю № 8» выпустят PC и мобильную игру — Kaiju No. 8 THE GAME



Москва

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу



News Every Day

'Hum bhi insaan hain': Pakistan allrounder Imad urges calm



Авто

Бесплатный билет в музеи Зеленоградска от «ПАРАDOX» и BelkaCar



Москва

Один террорист жив. Заложников было трое. Все в Ростове в СИЗО-1 шло не так, как сообщалось



Валерий Гергиев

Про царя в голове: Гергиев привез в «Большой» «Ивана Сусанина»



Москва

Баллы добра. Новости фонда «АиФ. Доброе сердце»



WTA

Саснович победила на старте квалификации турнира WTA-500 в Берлине



Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы



Динамо

«Понял, что скоро позовут в «Динамо»: 17-летний ставропольский футболист играет за команду мастеров



Симферополь

Футболисты ЮФУ одержали три победы в домашнем турнире



Москва

Как Россия уступила Азербайджану значительные территории Дагестана и два села



Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Посол РФ Степанов заявил, что Москва ответит на новые санкции Канады

Халатность или диверсия? Военный микробиолог разбирает версии отравления

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу

Спасут из огня и воды. 1,5 тыс. профессионалов всегда придут на помощь


Москва

Галина Ржаксенская впервые стала участником ПМЭФ в Санкт-Петербурге






Rss.plus

Директор Росгвардии генерал армии Виктор Золотов принял участие в посвященных 100-летию дивизии имени Ф.Э. Дзержинского торжественных мероприятиях

ЭКСПЕРТ АНАТОЛИЙ ГОЛОД ПРЕДЛАГАЕТ СЕНСАЦИОННО УЛУЧШИТЬ НАЛОГОВУЮ СФЕРУ!

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Надежда Бабкина

"7Дней": певицу Бабкину заметили с молодым помощником после разрыва с мужем




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


Андрей Рублёв

Теннисисты Рублев, Хачанов и Самсонова не сыграют на Олимпиаде-2024



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Симптомы ботулизма назвал россиянам Минздрав



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России