Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Kush është Millatoviq, presidenti i ri i Malit të Zi?

Kush është Millatoviq, presidenti i ri i Malit të Zi?

Disa muaj më parë, vetëm një numër i vogël i njerëzve kishin parashikuar se kundërshtari në zgjedhjet presidenciale malazeze, Jakov Millatoviq, do ta rrëzonte udhëheqësin më jetëgjatë në Evropë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Në fakt, ekonomisti 36-vjeçar, i arsimuar në Perëndim, nuk ishte as zgjedhja e vetë partisë së tij për këtë detyrë.

Por, ish-ministri i Ekonomisë e ka arritur pikërisht një gjë të tillë, falë një fitoreje ndaj presidentit të deritashëm, Milo Gjukanoviq, në balotazhin e 2 prillit që nxori në pah mosbesimin dhe kundërshtimin publik ndaj 61-vjeçarit.

Rezultatet preliminare në natën e zgjedhjeve sugjeruan se Millatoviqi e ka fituar rundin e dytë me një diferencë 60-40.

Gjukanoviqi e ka pranuar humbjen dhe i ka uruar fituesit presidencë “të suksesshme”.

Gjukanoviq, kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), ka udhëhequr Malin e Zi si president ose kryeministër që nga viti 1991, por udhëheqësia e tij është njollosur nga akuzat për korrupsion dhe përfshirje në krimin e organizuar.

Fitorja e Millatoviqit mund të nxisë përkrahje edhe për partinë e tij nëntëmuajshe Evropa Tani, para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të planifikuar për 11 qershor.

Por, vetëm dy vjet e gjysmë pasi hoqi dorë nga sistemi ndërkombëtar bankar për t'iu bashkuar një kabineti të udhëhequr nga forcat pro-serbe, Millatoviqi mbetet një mister për shumë malazezë dhe për shumicën e të huajve.

Sipas një biografie zyrtare, ai lindi në dhjetor të vitit 1986 në kryeqytetin malazez, në Podgoricë, që në atë kohë njihej si Titograd. Po atë vit, ylli në ngritje, Gjukanoviq, iu bashkua presidencës së Lidhjes Socialiste të Rinisë Jugosllave, e cila më vonë e çoi në detyra presidenciale dhe kryeministrore në epokën postkomuniste dhe pas pavarësisë së Malit të Zi.

Pasi mbaroi studimet për ekonomi në Universitetin e Podgoricës, Millatoviqi kaloi një vit si studiues në Universitetin Shtetëror të Illinoit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas vazhdoi studimet në Vjenë dhe Romë. Ai e fitoi një diplomë master në Ekonomi në Oksford.

Pas studimeve të tij akademike, ai punoi në një bankë rajonale dhe më pas në Deutsche Bank përpara se t'i bashkohej Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si ekonomist në Londër dhe Podgoricë.

Më pas, zgjedhjet e vitit 2020 i dhanë shumicën në Parlamentin malazez një asambleje pro-serbe, pro Kishës Ortodokse Serbe dhe disa grupimeve të tjera për ta dërguar DPS-në e Gjukanoviqit në opozitë për herë të parë që nga fillimi i sistemit shumëpartiak zgjedhor më 1990.

Rreth një e treta e banorëve të Malit të Zi identifikohen si serbë dhe rreth dy të tretat i takojnë një dege lokale të Kishës Ortodokse Serbe. Tensionet me Beogradin janë zbutur ndjeshëm nga koha kur Mali i Zi e shpalli pavarësinë në vitin 2006, por çështjet e identitetit kombëtar malazez dhe kulturës së përbashkët shkaktojnë ende dilema.

Millatoviqi e la punën e tij jashtë vendit për t'u bërë ministër i Ekonomisë në kabinetin “teknik” të kryeministrit Zdravko Krivokapiq, një nga 12 “apostujt” – siç i kishte quajtur Krivokapiq – në një qeveri të negociuar nën sytë vigjilent të Kishës Ortodokse Serbe në Manastirin e Ostrogut për t’i pohuar kredencialet pro-serbe dhe pro-kishë të këtij koalicioni.

Në qeveri, Millatoviqi i bashkoi shpejt forcat me një analist tjetër, ministrin e Financave, Milojko Spajiq.

Ata e demonstruan aftësinë e tyre për të shfaqur thjeshtësi populiste.

Spajiq dhe Millatoviq ishin arkitektët e një skeme reformash që rriti pjesërisht pagat duke i hequr kontributet në kujdesin shëndetësor gjatë kohës së pandemisë. I quajtur “Evropa Tani”, ky plan pati rezultate të menjëhershme, duke kontribuar në më shumë se dyfishimin e pagës minimale mujore, nga 222 në 450 euro, dhe duke rritur pagën mesatare, nga 530 në 670 euro.

Kritikët thonë se këto veprime e dëmtuan gjendjen financiare të sistemit të kujdesit shëndetësor dhe e lanë vendin të cenueshëm ndaj një “skenari grek” të falimentimit. Millatoviqi e ka fajësuar mungesën e vullnetit politik për dështimet e reformave, që ai thotë se ka penguar edhe kandidaturën e Malit të Zi në BE.

Por, nisma Evropa Tani u siguroi të dy burrave një mbështetje të konsiderueshme popullore.

Në një kritikë të mprehtë të udheheqësisë së Gjukanoviqit, Millatoviqi u mburr para zgjedhjeve se “kjo ishte hera e parë kur ishte rritur dukshëm standardi i jetesës [në Mal të Zi] në 30 vjetët e fundit”.

Ai sugjeroi gjithashtu se Mali i Zi mund “të arrijë një pagë mesatare [mujore] prej 1.000 eurosh në një periudhë të shkurtër kohore”.

Qeveria e Krivokapiqit u rrëzua përmes një vote mosbesimi në shkurt të vitit 2022, të nxitur nga mohimi i gjenocidit të vitit 1995 Srebrenicës nga një ministër i ri, i cili megjithatë mbeti në detyrë deri në prill.

Deri në qershor të vitit 2022, me Spajiqin si president dhe Millatoviqin si zëvendësin e tij, dyshja e krijoi një parti të re politike, të deklaruar si centriste, pro Bashkimit Evropian dhe kundër korrupsionit – të quajtur Lëvizja Evropa Tani.

Në tetor të vitit 2022, me Millatoviqin që kryesoi listën e partisë në Podgoricë, ku jetojnë gati një e treta e malazezëve, Evropa Tani fitoi 21 për qind të votave mbi premtimet për modernizimin e fuqisë punëtore dhe ofrimin e prosperitetit ekonomik.

Spajiq, me nacionalitet serb, njoftoi se planifikonte ta sfidonte Gjukanoviqin në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji, por kandidatura e tij dështoi shkaku i faktit që ai kishte jetuar për një kohë të gjatë në Serbi dhe shkaku i dyshimeve për shtetësi të dyfishtë.

Pastaj, Millatoviq ndërhyri shpejt për ta mbushur boshllëkun.

“Për momentin, nuk është edhe aq e rëndësishme se a jam unë apo Spajiq”, kishte thënë Millatoviq në janar para se të tërhiqej nga kandidatura Spajiq, duke e përshkruar veten si “një njeri që nuk i ka ikur kurrë përgjegjësisë”.

Si kandidat, ai përdori përvojën e tij ekonomike dhe mbështetjen për kandidaturën të Malit të Zi në BE, e cila ka hasur në pengesa shkaku i dështimeve të reformave dhe mungesës së vullnetit për zgjerim mes anëtarëve të bllokut evropian.

Ai, gjithashtu, përdori argumente për marrëdhënie më të ngushta me Serbinë.

Në mesin e shtatë kandidatëve gjatë rundit të parë më 19 mars, Gjukanoviq fitoi gati 36 për qind të votave, ndërsa Millatoviq 29 për qind. Pas rundit të parë, Gjukanoviq u përpoq të mobilizonte votues në mesin e pakicave kombëtare jo-serbe, si shqiptarët dhe boshnjakët, të cilët e kanë mbështetur atë në të kaluarën.

Nëse qëndrojnë rezultatet paraprake, votat e Gjukanoviqit prej rreth 40 për qind paraqesin një rënie për gati një të tretën në krahasim me mbështetjen që ai kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2018, kur ai fitoi me rreth 54 për qind të votave.

Brenda pak orëve pas mbylljes së vendvotimeve pas rundit të parë më 19 mars, disa nga partitë e tjera të lidhura me qeveritë pas rrëzimit të DPS-së u kërkuan votuesve të tyre ta mbështesin Millatoviqin në rundin e dytë.

Pasi Gjukanoviqi pranoi humbjen, Millatoviqi tha kjo ishte një “natë që e kemi pritur për më shumë se 30 vjet”. Ai shtoi se ishte “një fitore e [një] Malit të Zi të bashkuar”, por disa analistë kanë shprehur dyshime nëse 620.000 malazezët mund të qëndrojnë së bashku para qëndrimeve pro-BE, por edhe pro-serbe, të Millatoviqit.

Përgatiti: Doruntina Baftiu

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Жители Чувашии устроили в Архангельске "Заседание Межгалактического комитета безопасности"



Мода

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)






Новости 24 часа

В Парке Горького вновь пройдет Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»



Game News

Ubisoft cancels The Division: Heartland so it can focus on 'bigger opportunities' like XDefiant



Москва

В мире могут закрыть поставки из Китая. «Святой Ленин» на встрече В.В. Путина и Си Цзиньпина повышает качество жизни народам России, Китая, всего мира.



News Every Day

Gunmen open fire and kill 4 people, including 3 foreigners, in Afghanistan's central Bamyan province



Блоги

Фестивальный праздник «Музыка моего города» в Улан-Удэ включил в программу спектакль Театра кукол «Ульгэр»: Россия и Культура, Праздник и Дети



Москва

Baza: в Новой Москве жильцы поймали предполагаемого педофила



Тимати

Бывшая пассия Тимати рассказала о замершей беременности



Москва

Мяса нет, только соя: Росконтроль назвал марки колбасы, которые нельзя брать. А мы ей детей кормили



ATP

Диего Шварцман: «Два чилийца в полуфинале в Риме. Шесть латиноамериканцев в топ-30. А ATP в следующем году уберет один из турниров в Южной Америке»



Москва

Против незаконного визита Лукашенко в оккупированный и деарменизированный Карабах высказался не МИД Армении, а Тихановская. Фоторяд



Арцах

Азербайджанский мигрант возмутился из-за того, что в Калининграде суд назначил 4,5 года лишения свободы за убийство в ДТП школьницы. Видео



Симферополь

Коллекция CD этномузыки экзотических стран представлена на открытии выставки в Симферополе



Москва

Сергей АРУТЮНОВ, Astero - Там



Москва

Собянин заявил об увеличении числа резидентов ОЭЗ «Технополис Москва»



Москва

Против незаконного визита Лукашенко в оккупированный и деарменизированный Карабах высказался не МИД Армении, а Тихановская. Фоторяд



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Ефимов: Детский сад на 175 мест построят в районе Выхино-Жулебино

Ефимов: инвесторы построят детский сад в районе Выхино-Жулебино

В мире могут закрыть поставки из Китая. «Святой Ленин» на встрече В.В. Путина и Си Цзиньпина повышает качество жизни народам России, Китая, всего мира.

Что там в IT: ИИ-отрыв Google, ChatGPT почти человек, отечественный BIOS


Москва

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)






Rss.plus

Фестивальный праздник «Музыка моего города» в Улан-Удэ включил в программу спектакль Театра кукол «Ульгэр»: Россия и Культура, Праздник и Дети

Страдания юного Аюша Булчун

В Парке Горького вновь пройдет Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»

Азербайджанский мигрант возмутился из-за того, что в Калининграде суд назначил 4,5 года лишения свободы за убийство в ДТП школьницы. Видео

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин рассказал о развитии района Зябликово



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Виктор Цой

Кто виновен в смерти Виктора Цоя




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бег — один из самых популярных видов спорта у россиян

Сборная «Ахмат» - лидеры первого этапа Кубка класса МХ700

Псковичи участвуют в окружном полуфинале конкурса «Это у нас семейное» в Москве


WTA

Азаренко вышла в четвертьфинал турнира WTA-1000 в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Против незаконного визита Лукашенко в оккупированный и деарменизированный Карабах высказался не МИД Армении, а Тихановская. Фоторяд



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России