Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Edhe Qeveria, edhe serbët me kushte për zgjedhjet

Edhe Qeveria, edhe serbët me kushte për zgjedhjet

Për mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - ka kushte si Qeveria, ashtu edhe popullata vendase.

Zgjedhjet përmenden si opsion për shtensionimin e situatës, pasi marrja e detyrës nga kryetarët shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, ka shkaktuar tensione e trazira qysh më 26 maj.

Për këtë situatë, Kosova ka fajësuar Serbinë, përkatësisht “strukturat kriminale” të organizuara prej vetë saj, ndërsa Serbia Kosovën.

“Sundimi i ligjit është parakusht i zgjedhjeve të lira e demokratike, së bashku me fushatë zgjedhore të hapur dhe fer”, thotë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Grupet kriminale dhe ekstremiste duhet ose të arrestohen për sulmet e tyre, ose le të ikin në Serbi - prej nga edhe kanë ardhur jo pak prej tyre”, thotë ai.

Kryeziu thotë, po ashtu, se në zgjedhjet e reja do të duhej të sigurohej pjesëmarrja e serbëve edhe si votues, edhe si kandidatë.

Zgjedhjet e prillit janë bojkotuar nga komuniteti serb dhe përfaqësuesit e tij politikë me justifikimin se kërkesat e tyre për më shumë autonomi, nuk janë përmbushur.

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - është duke kushtëzuar sërish pjesëmarrjen në zgjedhje me tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore e vendit dhe me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit.

“Çështjet me prioritet që duhet të zgjidhen për të shtensionuar situatën në terren, e që janë edhe kërkesa të serbëve në veri të ‘Kosovës dhe Metohisë’, janë: largimi i forcave speciale të [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti nga ndërtesat komunale në veri; kryetarët e rrejshëm që nuk kanë legjitimitet dhe ligjshmëri, të mos vijnë në këto objekte, sepse nuk i kanë zgjedhur qytetarët, dhe të lirohen të arrestuarit padrejtësisht, Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq”, thotë për Radion Evropa e Lirë nënkryetari i Listë Serbe, Igor Simiq.

Petroviq dhe Obrenoviq janë arrestuar më 29 maj, kur protestuesit serbë janë përleshur me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Ata akuzohen për veprat penale: “bashkim për veprime kundërkushtetuese, me qëllim të sulmit mbi rendin kushtetues të Kosovës, rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare” dhe për “sulm ndaj zyrtarëve”.

Edhe Aleksandar Arsenijeviq, nga Iniciativa qytetare “Mbijetesa Serbe” në Kosovë, konsideron se tërheqja e forcave speciale të Kosovës është e nevojshme përpara mbajtjes së zgjedhjeve.

“Të tërhiqen forcat speciale nga veriu, t’i kthehen përgjegjësitë popullatës vendase, të fillojë formimi i Asociacionit të komunave [me shumicë] serbe dhe, ngadalë dhe gradualisht, me formimin e Asociacionit, njerëzit të kthehen në institucione. Dhe, në fund, të mbahen zgjedhjet, në të cilat do të merrte pjesë Iniciativa qytetare ‘Mbijetesa Serbe’”, thotë Arsenijeviq për Radion Evropa e Lirë.

Kosova, tash e dhjetë vjet, refuzon ta themelojë Asociacionin me arsyetimin se do të ndikonte negativisht në funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Pas trysnisë së vendeve ndërkombëtare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpalosur vizionin e tij për t’i dhënë një nivel të caktuar vetëmenaxhimi komunitetit serb, ndërsa pala serbe ka dalë, po ashtu, me draft-statutin e Asociacionit. Prishtina dhe Beogradi janë duke i vazhduar negociatat për këtë temë.

Çfarë thonë qytetarët?

Derisa nuk është e qartë se si do të veprojnë palët kundrejt kushteve të njëra-tjetrës, Sërgjani nga Mitrovica e Veriut thotë se do të merrte pjesë në zgjedhje, nëse ato do të mbaheshin.

“Unë do të merrja pjesë në këto zgjedhje, edhe pse nuk do t’i konsideroja si zgjedhje të rëndësisë jetike, janë zgjedhje lokale, për zgjidhjen e çështjeve teknike lokale. Natyrisht, në këtë rast do të kishte njëfarë qetësimi [të situatës]... Kusht do të ishte që serbët të siguronin njëfarë autoriteti në fushën e sigurisë”, thotë Sërgjani.

Ai, po ashtu, thotë se duhet të ketë kushte demokratike për mbajtjen e zgjedhjeve, pra që Beogradi të “mos ushtrojë presion” mbi qytetarët për të votuar.

Beogradi zyrtar mbështet Listën Serbe që nga formimi i saj në vitin 2013. Në çdo zgjedhje deri më tash, kjo parti ka fituar më shumë se 90 për qind të votave të serbëve. Megjithatë, vëzhgues të BE-së kanë theksuar në raportet e tyre se ajo e ka monopolizuar jetën politike të serbëve.

*Video: Si i komentojnë qytetarët në Prishtinë e Beograd trazirat në veri?

Edhe Bane nga Mitrovica e Veriut thotë se, me shumë gjasa, do të dilte në zgjedhjet lokale, por thekson se nuk ka besim tek autoritetet kosovare apo ato serbe.

“Unë dyshoj se zgjedhjet që do të mbahen këtu, do të ndryshojnë diçka. Pra, do të jetë ajo për të cilën mendoj se tashmë është rënë dakord, sikurse deri më tash”, thotë Bane.

Marko do të merrte pjesë në zgjedhje vetëm nëse plotësohen kërkesat e serbëve nga veriu i Kosovës, pra nëse policia speciale tërhiqet dhe bashkëvendësit e arrestuar lirohen.

“Deri më tani, të gjitha zgjedhjet që janë organizuar, nuk kanë qenë autoritative, kështu që mendoj se edhe këto nuk do të jenë ndonjë gjë e veçantë”, thotë ky banor i Mitrovicës së Veriut.

Qëndrimin e tij se zgjedhjet e deritanishme nuk kanë qenë “autoritative”, ai e shpjegon duke përmendur presionet e Listës Serbe.

“Nëse njerëzit detyrohen të dalin në zgjedhje, atëherë ato zgjedhje humbasin rëndësinë e tyre, kështu që, në këtë aspekt, mendoj se përfundimisht nuk do të dilja”, thotë Marko.

Haxholli: Dialog me komunitetin serb në veri

Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës (IDK), thotë për Radion Evropa e Lirë se kërkesat e Qeverisë së Kosovës janë legjitime, por se nuk mund të arrihen pa faktorin ndërkombëtar.

“Kërkesa për largimin e bandave kriminale nga veriu është e arsyeshme, por, në këtë drejtim, më shumë mund të bëjë faktori ndërkombëtar, duke ushtruar presion më të madh te Beogradi që t’i tërheqë strukturat kriminale, të cilat e rrezikojnë paqen atje”, thotë Haxholli.

Qeveria e Kosovës, shton ajo, duhet të ketë dialog me komunitetin serb në veri dhe përfaqësuesit e tyre politikë, për të siguruar një situatë të qetë dhe të qëndrueshme në atë pjesë të vendit.

“Mesazhet që duhet të përçohen, duhet të jenë pozitive, në frymën e paqes dhe bashkëjetesës. Synim i Qeverisë duhet të jetë që këtë komunitet - aq sa është e mundur - ta integrojë dhe t’i adresojë kërkesat e tij”, thotë Haxholli.

Sipas saj, zgjedhjet e prillit - me pjesëmarrje më pak se 4 për qind - nuk kanë pasur legjitimitet qytetar.

“Është e palogjikshme që kjo pjesë e vendit, ku këto komuna kanë shumicë serbe, të udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi që nuk kanë legjitimitet qytetar”, thotë Haxholli.

Pse flitet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri?

Vendet perëndimore kanë propozuar organizimin e zgjedhjeve të reja për të qetësuar tensionet në veri të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se zgjedhjet e reja janë të mundshme, nëse peticionin e nënshkruajnë 20 për qind e qytetarëve të regjistruar në regjistrin zgjedhor. Në bazë të ligjeve të Kosovës, në këtë mënyrë do të iniciohej procesi për shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Përveç kësaj, mundësi tjetër është nëse arrihet ndonjë pajtim më i madh politik dhe kryetarët e rinj shqiptarë, në këtë rast, japin dorëheqje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas bisedës me disa zyrtarë amerikanë, ka thënë se “largimi i turmave të dhunshme para ndërtesave komunale dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit [për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi] janë rruga e shtensionimit deri në zgjedhje të reja”.

Më pas, më 3 qershor, ai ka thënë se nuk mund të ketë kryetarë të rinj në katër komunat në veri pa zgjedhje të reja.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur kur më 26 maj Policia e Kosovës ka ndihmuar kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok të hyjnë në objektet komunale - gjë të cilën popullata vendase serbe e ka kundërshtuar ashpër.

Në ndërtesat e këtyre tri komunave deri më tani kanë funksionuar autoritetet e përkohshme komunale që punojnë në sistemin serb, e që janë ilegale për Kosovën.

Vetëm në veri të Mitrovicës, objekti i komunës është i ndarë fizikisht sipas sistemit të Kosovës dhe Serbisë, dhe për këtë arsye, atje nuk kishte protesta.

Bashkimi Evropian tha se pret që Kosova t’i ulë tensionet dhe t’i pezullojë menjëherë operacionet policore pranë ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Kontribuoi: Maja Fiçoviq

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

В Сети появилось видео пожара на теплоходе в Архангельске



Мода

Lamoda запустила бренд мужской одежды и обуви Mademan






Новости 24 часа

Фестивальный праздник «Музыка моего города» в Улан-Удэ включил в программу спектакль Театра кукол «Ульгэр»: Россия и Культура, Праздник и Дети



Game News

RPG Battle of Souls доступна в Google Play 2 стран



Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» правит миром, расшифровал «ДНК В.И.Ленина», отменяет налоги. И… отключает институты времени. Разгадка «научных теорий заговоров».



News Every Day

Ange Postecoglou in spectacular touchline bust-up with fan before slamming ‘fragile’ Tottenham after Man City loss



Авто

Более 1 млн проездов по трассе М-12 Восток совершили автомобилисты в майские праздники



Москва

До 30 мая колымчане могут успеть принять участие во Всероссийской акции «Семь добрых слов»



Игорь Бутман

Игорь Бутман об Ирине Отиевой: “Жаль, что человека нету”



Москва

Названы районы Москвы с самыми высокими ценами на аренду однокомнатных квартир



ATP

Теннисист Медведев может спуститься на пятое место в ATP после "Мастерса" в Риме



Москва

Страдания юного Аюша Булчун



Кубок

Каратисты завоевали бронзу на Всероссийских соревнованиях по каратэ «Кубок Танкограда»



Симферополь

Фестиваль «Музыка моего города» в Бурятии украсил Театр кукол «Ульгэр»: Россия и Культура, Праздник и Дети



Москва

В мире могут закрыть поставки из Китая. «Святой Ленин» на встрече В.В. Путина и Си Цзиньпина повышает качество жизни народам России, Китая, всего мира.



Москва

Собянин сообщил о планах благоустройства на северо-востоке Москвы



Москва

Фестивальный праздник «Музыка моего города» в Улан-Удэ включил в программу спектакль Театра кукол «Ульгэр»: Россия и Культура, Праздник и Дети



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Песков: РФ решительно осуждает покушение на Фицо, считает это трагедией

Патриотическую акцию «Синий платочек» провели в Нижнем Новгороде в день прибытия «Поезда Победы»

Синолог Мартынов о позиции РФ в отношении Тайваня: в мире существует только один Китай

Песков: взаимодействие России и Китая является серьезным балансирующим элементом


Москва

В мире могут закрыть поставки из Китая. «Святой Ленин» на встрече В.В. Путина и Си Цзиньпина повышает качество жизни народам России, Китая, всего мира.






Rss.plus

Фестивальный праздник «Музыка моего города» в Улан-Удэ включил в программу спектакль Театра кукол «Ульгэр»: Россия и Культура, Праздник и Дети

Патриотическую акцию «Синий платочек» провели в Нижнем Новгороде в день прибытия «Поезда Победы»

Состоялась Байкальская театральная школа в Бурятии: Россия и Культура, Дети

Россия, Культура, Дети: конкурс на новую эмблему обьявил Театр Ульгэр в Республике Бурятия

Moscow.media
Москва

Собянин сообщил о планах благоустройства на северо-востоке Москвы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Егор Крид

Егор Крид, Ольга Бузова, JONY и другие на премии ЖАРА Music Awards




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»

В ЦСКА рассказали о тяжести травмы голкипера Владислава Торопа

Семьи из Подмосковья поборются за выход в финал конкурса «Это у нас семейное»


Уимблдон

«Подача на победу на Уимблдоне». Гвардиола – о заключительном туре АПЛ



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

IV Художественно-промышленная выставка-форум «Уникальная Россия» в Москве: Отражение культурного богатства страны



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России