Vazhdon evakuimi i turistëve dhe vendësve mes luftës me zjarret në ishujt grekë
![Vazhdon evakuimi i turistëve dhe vendësve mes luftës me zjarret në ishujt grekë](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-ee75-08db8c0d63e1_w800_h450.jpg)
Autoritetet në Greqi kanë evakuuar rreth 2.500 persona nga ishulli grek i Korfuzit, të hënën, teksa zjarrfikësit po luftojnë me disa zjarre të egra në Greqinë e dërrmuar nga i nxehti ekstrem. Dhjetëra mijëra njerëz tashmë kanë ikur nga flakët në ishullin e Rodos, teksa shumë turistë të frikësuar janë përpjekur të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)